Friday, October 18, 2024

Arabia Saudite dëbon ambasadorin e Libanit

Arabia Saudite ka urdhëruar ambasadorin e Libanit që të largohet brenda 48 orëve nga vendi i tyre, për shkak të komenteve fyese të një ministri libanez. Mbretëria arabe ka vendosur një masë sanksioni për të gjitha importet nga Libani, shkruan BBC.

Masa vjen disa ditë pasi komentet e ministrit të Informacionit të Libanit rreth fushatës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen shkaktuan zemërim në mbretëri.

Kryeministri i Libanit ka thënë se i vjen keq për vendimin e sauditëve dhe shpreson se ata do ta rishikojnë atë.

Në një intervistë të transmetuar në fillim të kësaj jave, por të regjistruar në gusht, Ministri i Informacionit të Libanit, George Kordahi, e quajti Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) agresorë në luftën në Jemen.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë