Friday, October 18, 2024

Apeli rrëzon Arben Ahmetajn, mbetet në fuqi vendimi për sekuestron e një llogarie bankare

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, për sekuestron e një llogarie bankare, në emër të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Loogaria bankare do të jetë nën sekuestro deri në përfundim të hetimeve për Ahmetajn.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar me një njoftim edhe Gjykata e Posaçme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë