Friday, November 22, 2024

Apeli i GJKKO për ‘Gërdecin’, Fatmir Mediu dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit. Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të Mediut. 

Sipas avokatit të ish-ministrit, Ardian Visha vendimi i Apelit është anti-kushtetues. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten se ka regjistruar procedim penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Regjistrimi i hetimit për Mediun vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për pranimin e kërkesës së SPAK për fillimin e hetimeve, duke revokuar vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” , me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë