Wednesday, December 25, 2024

Analisti i njohur: Berisha dhe Meta janë bashkë në Parlament

Analisti Ilir Kalemaj ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë dhe atë se çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet e 6 marsit.

Ai tha për MCN se Partia Socialiste është komode në këto zgjedhje, ndërsa dy grupet e opozitës janë ato të cilat janë në garë mes vetes.

“Mesazhi kryesor që u dha nga foltoret ishte të mbrojmë sovranizmin dhe në këtë sens duket e natyrshme bashkëngjitja e LSI me Berishën. Në parlament kemi dy opozita Bashën dhe duon Berisha-Meta, edhe pse ajo që i ndan politikisht është se një është parti e qendrës së majtë dhe tjetra e djathtë. Topi në këtë sens është te opozita, e cila e ka garën mes vete sesa për të fituar një apo dy bashki.

Në këto zgjedhje lokale nuk flitet për fitore, por janë test për zgjedhjet e ardhshme. Një tezë është hedhur edhe nga aleatët që janë pozicionuar më afër foltores dhe janë më të larguar Dule apo Duka, por të gjithë bien dakord që e mira është që të dilet me një kandidat të përbashkët. Mendoj se kjo strategji për të unifikuar në një aleancë është e parakoshme pa u bërë matja e forcave as në parlament, as në këshillin kombëtar, as në kryesi, as në anëtarësi. Kështu që këto zgjidhje janë testi i parë për tu përballë dy forcat dhe në këtë mënyrë ato do pozicionohen në dy fraksione, logo etj.

Këto zgjedhje kanë pak vëmendje nga maxhoranca ndërsa opozita ka shumë vëmendje, por pak organizim. Maxhoranca prezantoi emrat e kandidatëve për zgjedhjet dhe kjo konfirmoi atë që thamë se asnjë nga emrat nuk u debatua dhe kjo nuk thotë asgjë. Kështu që PS konfirmon se është komode në këto zgjedhje dhe ka luksin të dalë me figura.”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë