Friday, May 9, 2025

Ambasadori rus në SHBA: Nuk u informuam për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë

Ambasada ruse në Uashington thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Moskë nga SHBA, sipas një deklarate nga ambasadori në Shtetet e Bashkuara Anatoli Antonov.

Misioni diplomatik i SHBA-së kishte paralajmëruar amerikanët që të “shmangin grumbullimet e mëdha” në fillim të marsit për shkak të raporteve “se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë”, shkruan CNN.

Në fillim të kësaj jave, Putini i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i thënë FSB-së se paralajmërimet e ambasadës ishin “provokuese” dhe “shantazh i drejtpërdrejtë”.

“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo mesazh paraprakisht,” tha Antonov.

“Ne i kushtuam vëmendje kësaj, por… nuk kam pasur kontakte as me Shtëpinë e Bardhë, as me Departamentin e Shtetit për këtë çështje,” shtoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë