Thursday, November 21, 2024

Ambasada shqiptare në Mal të Zi për dhunimin e 3 të rinjve: Janë marrë në mbrojtje, u është ofruar edhe shërbimi ligjor

Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj 3 të rinjve shqiptarë, ngjarje e ndodhur këtë të shtunë në zonën e Herceg Novit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se 3 të rinjtë janë marrë në mbrojtje dhe po i ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Të asistuar edhe nga ambasada, të rinjtë shqiptarë kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.

“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, thuhet në njoftim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë