Sunday, June 29, 2025

Alibeaj: Platforma për bashkimin mbështetet nga shumica e Grupit Parlamentar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shpalosi platformën me të cilën sipas tij, do të bëhet i mundur bashkimi i demokratëve.

Gjatë një konference për mediat, Alibeaj u shpreh se kjo platformë mbështetet nga shumica e Grupit Parlamentar, 31 deputetë midis të cilëve edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Alibeaj listoi 5 pikat e kësaj platforme.

  • Grupi parlamentar i Partisë Demokratike apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, fyerjes dhe i bën thirrje çdo anëtari të partisë të reflektojë që të heqë dorë nga çdo pozicion i deritanishëm përçarës midis demokratëve.
  • Çdo proces i njëanshëm riorganizimi të partisënë funskon të bashkmit dhe gjithëpërfshirjes, duhet të anulohen dhe të zhvillohen në një kohë të përshtatshme.
  • Grupi Parlamentar duhet të ngrejë një grup pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizmin e procesit të zgjedhjeve dhe organizimin e partisë nga baza në qendër.
  • Grupi i punës është ai që propozon rregullat, kalendarin e procesit dhe planin e detajuar të riorganizmit të partisë, nga poshtë lart, të cilat miratohen me një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar. Vendimet e grupit të punës merren me konsensus
  • Grupi i punës i ngritur nga Grupi Parlamentar të përcaktojë strukturat zbatuese të këtij plani bashkimi. Në nivel dege, procesi realizohet nga grupe pune të përbashkëta, të ngritura dhe të monitoruara nga Grupi Parlamentar.

Realiziimi i këtyre pikave do të kryhen duke zbatuar 3 hapa, sipas Alibeajt.

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Duhet të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, çështja zgjidhet nga GPPD.

Hapi 3. Grupi Parlamentar duhet të ngrejë grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë