Friday, October 18, 2024

Alibeaj: Në mbledhjen e Kryesisë pati debate, jo presion ndaj anëtarëve

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet pas mbledhjes së Kryesisë, mbrëmjen e së martës.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj tha për gazetarët se nuk pati dhunë ndaj anëtarëve të Kryesisë.

Alibeaj nënvizoi se mbledhja u shoqërua me debate të forta, teksa reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e cilësoi si qëndrim emocional.

“Modeli ndryshe është të respektojmë sigurisht lirinë e shprehjes së çdo njeriu. Kush kështu? Unë e thashë, çfarë të them më tepër, distancim. Partia Demokratike është baza, janë njerëzit. Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku, po. Në mbledhje, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë në presion.

Unë isha në mbledhje, asnjë prej tyre nuk ka qenë nën presion. Kanë pasur qendrime të ndryshme. Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu. Kryetarët e degëve janë PD-ja, janë ata njerëz që me 8 janar ishin këtu në mbrojtje të gjithë deputetëve , pa përjashtim. Nuk ka pasur asnjë dhunë përveçse, fjalë ka pasur”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë