Fati i Kombeve të Bashkuara mund të përfundojë si ai i Lidhjes së Kombeve, nëse kompetencat e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të shkelen.
Ishte ky paralajmërimi i zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, aleati i shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Ai iu referua një nisme të fundit nga SHBA-të që propozuan disa “kompromise në reformë” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe lëvizje për të rishqyrtuar status quo-në, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.
Lidhja e Kombeve (1920-1946) ishte organizata e parë globale e krijuar për të siguruar paqen dhe bashkëpunimin midis kombeve.
Pavarësisht arritjeve të caktuara, Lidhja nuk arriti të përmbushte detyrat e sigurisë kolektive. OKB-ja pasoi organizatën pas Luftës së Dytë Botërore.