Friday, October 11, 2024

Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe për të pandehurit e tjerë. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë