Saturday, June 28, 2025

Akuzohet për korrupsion, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Pogradecit (Emri)

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona, teksa në datën 13 dhjetor pritet të mbahet seanca ndaj tij.

Ai mban postin e prokurorit në Prokurorinë e qytetit të Pogradecit. Kokona dyshohet se ka kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës

Në tetor të 2020-ës kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e tij pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

Ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se sulmi ndaj tij është orkestruar nga një avokat dhe një anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë, pas arrestimit të kreut të krimit të organizuar në Pogradec.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë