Monday, June 30, 2025

Akuza që po bën xhiron e botës, Hemilton: Kjo garë është e trukuar (Video)

Humbja e titullit kampion në xhiron e fundit nuk është kapërdirë ende nga Luis Hemilton. Edhe pse anglezi përgëzoi Maks Vershtapenin për fitoren, piloti ka hedhur akuza ndaj garës.

Një video e Hemilton po bën namin nëpër rrjetet sociale. Është zbuluar një komunikim i tij me skuderinë e Mercedez, në të cilën 36 vjeçari pretendon se gara është manipuluar.

“Kjo garë është e trukuar”, dëgjohet të thotë Hemilton.

Maks Vershtapen fitoi titullin pas nja parakalimi në xhiron e fundit, ku në pistë ishte futu dhe makina e sigurisë. Kjo gjë ndau shkaktoi polemika, ku shumë njerëz thonin se kjo ishte një shkelje e rregullores dhe Mercedez e apeloi. Megjithatë FIA e hodhi poshtë apelimin dhe deklaroi Veshtapenin si kampion bote në Formula 1.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë