Pesë efektivë të policisë së Kosovës janë lënduar dhe një makinë e Policisë Kufitare është dëmtuar gjatë një aksioni anti-kontrabandë në fshatin Jashanicë të Leposaviçit.
Drejtuesi i kamionit që pdyshohej se po transportonte mallin e kontrabanduar, nuk iu bind urdhrit për kontroll dhe ka përplasur makinën e policisë.
Kjo ka detyruar efektivët që të përdorin edhe armën, teksa janë goditur sërish nga kamioni në tentativën e dytë të tyre për ta ndaluar.

Ata arritën që ta ndalonin kamionin në fshatin Llazhinë dhe kanë arrestuar drejtuesin e saj, shtetasin A.D.
Gjatë përpjekjes për të ndaluar kamionin, policia e Kosovës është penguar nga dy automjete.
Policia ka arritur të ndalojë një automjet me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me drejtuesin e kamionit.