Friday, November 22, 2024

Aksidente, drogë e dhunë, 6 të arrestuar në kryeqytet

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një 63-vjeçar u vu në pranga pasi drejtuar kamionin në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ka aksidentuar një person që po qarkullonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po një 29-vjeçar u arrestua pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas i cili mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një tjetër aksident, në Rrugën e Balshajve, automjeti i drejtuar nga një 24-vjeçar, në gjendje të dehur, u përplas me një tjetër automjet dhe i riu u vu në pranga.

Ndërkaq, një tjetër 24-vjeçar u arrestua, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një 61 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 vunë në pranga një 54-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë)./

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë