Tuesday, July 1, 2025

Ahmetaj: Do të llahtariseni se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës, shpifjet ndaj meje nga Veliaj e Balluku

Ish.zv kryeministri, Arben Ahmetaj ka vendosur të flasë pa doreza për sulmet ndaj tij. Ai ka deklaruar në “Syri Tv” se nëse SPAK heton si duhet aferën me inceneratorin e Tiranës, të gjithë do të llahtarisen.

Ahmetaj dha sinjale se të implikuarit shkojnë deri te Veliaj.

Sipas tij, ata që nisën të parët sulmet ndaj tij ishin Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.

-Pse i shmangin procedurat sipas jush?

Arben Ahmetaj: Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.

Sa lart?

Arben Ahmetaj: Lart në maksimum. Cila është arsyeja po ua them tani.

-Lart në maksimum? Ju thoni se përveç kryetarit të bashkisë edhe kryeministrit …

Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.

-Ju kishit interes edhe për shkak të miqësisë te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.

Arben Ahmetaj: Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë