Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se të gjithë ata që duan që vendi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe rruga evropiane, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Në një intervistë për Vijesti, në lidhje me seancën e 19 gushtit, ai u shpreh se situata është e qartë, teksa shtoi se nëse qeveria nuk bie, atëherë do të punohet për një koalicion edhe më të madh, ku do të ftohen parti të tjera.
“Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të bëhet një rindërtim i madh. Të gjithë ata që duan që ne të ndjekim rrugën e stabilizimit dhe pajtimit do të ftohen”, u shpreh ai.
Abazoviç teksoi se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.
Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.
Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.