Saturday, June 28, 2025

A do ta thyejë masën e arrestit shtëpiak? Si përgjigjet kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se burgosja e tij është dëshmia më flagrante e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve dhe opozitës së këtij vendi.

I pyetur nëse do të japë shembull të mosbindjes civile duke mos iu bindur vendimit të gjykatës dhe të dalë në protestë, lideri i PD nuk e konfirmoi por u shpreh se po qëndron si çdo protestues i pamposhtur.

“Unë mendoj se vetë burgosja ime në shtëpi është dëshmia më flagrante e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve dhe opozitës së këtij vendi. Por mendoj se po qëndroj si çdo protestues i pamposhtur.

Siç e shihni ju, ata që 3 vite më parë shpallën non-grata Sali Berishën mbi bazën e lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit, ata që duke shkelur çdo parim të vendit të tyre dhe parim ndërkombëtar, erdhën dhe kërkonin persekutimin dhe ndjekjen penale të Sali Berishës, Edi Rama që bënte thirrje për persekutimin e Sali Berishës, pas një procesi 4-vjeçar, morën përgjigjen më ekzemplare.

Kjo përgjigje ishte kjo, që Sali Berisha, një politikan, një shtetar që nga vitet ’90 gjer sot, kishte nderuar veten e tij, familjen e tij, ligjet e vendit të tij, qytetarët e kishin besuar dhe miqtë e tij në mbarë botën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë