Duke komentuar shkurtimisht vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu ligjërisht statutin e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit, Sali Berisha tha se mesazhi i vetëm sot për demokratët është të bashkohen.
“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po ti thuhet e drejtë jo e drejtë. Mesazhi për të gjithë demokratët është bashkim, bashkim, bashkim”, tha Sali Berisha përpara se të hynte në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit po zhvillon një mbledhje pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu zyrtarisht Kuvendin e PD të 11 Dhjetorit të iniciuar nga Sali Berisha.
Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, tha se ky komision do të marrë vendime të rëndësishme.
Vendimi i plotë i Gjykatës së Tiranës:
1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2. Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:
Vendimin nr. 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr. 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr. 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr. 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr. 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr. 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr. 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike