Monday, June 30, 2025

Meta: Koalicionit “Bravo-Brava” do t’i recitoj poezinë “Ina Ina”

Gjatë një konference për mediat Presidenti Ilir Meta akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për aleancë në këto 8 vite. E teksa i pagëzoi me emrin koalicioni “Bravo-Brava”, Meta i paralajmëroi që të kenë kujdes sepse “nuk ka borxh që nuk paguhet”.

“Ka një spekulim për të shmangur vëmendjen nga këto çështje, për aferën e inceneratorëve. Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në gara të mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje si qytetar se i takoj Bashkisë së Tiranës. Por siç do marrë fund koha e gallatave me financat, me borxhet që merren në emër të Republikës së Shqipërisë, kështu do të përfundojë dhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar… Unë as kam marrë pjesë në ndonjë garë, gjatë kohës që kam qenë president… kam qenë në një garë për të mbrojtur Kushtetutën, sovranitetin, kufijtë e Shqipërisë dhe ato të Kosovës se e kemi për detyrë që t’i mbrojmë, por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir po i paralajmëroj qetësisht, sepse janë shqetësuar ngaqë unë kam recituar disa poezi.

Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 Marsit dhe përtej popullit të 2 Marsit, në kuptimin e mirë të fjalës. Të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e larta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Koalicionit “Bravo-Brava” që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, e që e di teatër politikën, edhe luftën kundër korrupsionit, natyrisht do t’i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicioni, atë ‘Ina ina’, por pas zgjedhjeve, pas garës së parë. Meqë u mërzitën për këto poezitë me Skënderbeun.

Poezinë e shefit të koalicionit Bravo-Brava, do e dëgjojnë nga unë, kurrsesi në këtë institucion, këtu ka vetëm poezi për Skënderbeun, Korçën, Shkodrën, Vlorën, por jo për ‘Ina Inën’. ‘Ina inën’, meqenëse e kanë merak shumë që të fitojnë me Ilir Metën, ‘Ina Inën’ do ta dëgjojnë brenda 1 viti në rastin më të mirë, por mund ta dëgjojnë edhe më shpejt, e ta kenë mendjen tek borxhi më shumë, e të kenë kujdes se nuk ka borxh që nuk paguhet“, tha Meta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë