Sunday, December 22, 2024

Dokumentet/ Prokuroria belge procedon Lulzim Bashën për ‘Toyota Yaris’

Programi ‘Çim Peka Live’ ka zbuluar se Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes hetimore ‘Toyota Yaris’ por edhe i proceduar penalisht.

SYRI sjell dosjen e prokurorisë shqiptare si dhe shkresat e prokurorisë belge për Lulzim Bashën. 

Në letrat e përcjella nga oficeri belg rezulton se Lulzim Basha dhe 7 persona të tjerë janë në procedim penal nga drejtësia belge.

Syri.net publikon të plotë dokumentacionin hetimor të prokurorive të të dy vendeve ku Lulzim Basha është person nën hetim në Belgjikë. 

Ministria e Drejtësisë me shkresën nr. 223/16 e protokolluar me datë 27.04.2020  i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve belge të drejtësisë të përcjellë nëpërmjet zyrës së oficerit ndërlidhës në Ambasadën e Mbretërisë së Belgjikës në lidhje me procedimin penal në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha. 

Letërporosia e autoriteteve belge thotë: 

Lulzim Basha në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para parlamentit shqiptar ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar deputetin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhje me krimin e organizuar.

Zoti Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë në datën 25 korrik 2019, në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellt të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai io ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament, por ka refuzuar të japë shpjegime në dataje (ndër të tjera të identifikojë burimet) duke afirmuar se i ruan detajet për drejtësinë belge në kuadrin e një interviste të mëvonëshme për të cilën ka thënë se është i gatshëm ta japë në Belgjikë.  

Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorëve dhe hetuesve belgë që të ridëgjohej si dëshmitar në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura. 

Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t’u paraqitur në datën 9.12.2019; 21:1.2020 për t’u paraqitur në datën 24.1.2020; 14.2;2020 për t’u paraqitur në datën 28.02.2020; si edhe me paralajmërimi i datës 3.3.2020 për t’u paraqitur në datën 17.3.2020, kanë mbetur pa përgjigjke me shkrim nga ana e tij”, thotë prokuroria belge.  

Në letërporosinë e autoriteve belge thuhet më tej; të procedohet ose të bëhet ridëgjimi i hollësishëm në cilësinë e dëshmitarit të z.Lulzim Basha edhe me detyrim nëse është nevoja.   

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë