Friday, November 22, 2024

Masakra në Deçan, pistat kryesore të hetimit

Autoritetet në Kosovë thonë se kanë dy apo tri pista që po hetohen lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, gjatë një prononcimi për media nga Deçani, tha më 27 nëntor se ende nuk kanë një motiv lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi, me ç’rast u vranë shoferi dhe dy nxënës. Ndërkaq, edhe një nxënës mbeti i plagosur.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit, janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme, të cilat do të na tregojnë saktë se prej nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe nga ka shkuar”, tha Mehmeti.

Zyrtarët policorë kryejnë hetime pranë vendit ku u sulmua autobusi që po barrte nxënës. Gllogjan, 27 nëntor 2021

Ai tha se momentalisht hetuesit janë duke e kontrolluar terrenin, ndërkaq janë angazhuar edhe njësi shtesë dhe ekspertë për të përpunuar të gjitha informacionet lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që ky rast të ketë lidhje me akt terrorist, Mehmeti tha se “deri në këto momente që ne po flasim, ne nuk e kemi asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i bëri ultimatum dorasit që të dorëzohet dhe ftoi qytetarët, që kanë informacione, t’iu drejtohen organeve të rendit.

“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë që kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale”, tha Sveçla.

Ai shtoi se institucionet janë të vendosura që ky rast të zbardhet sa më shpejt dhe tha se për këtë do të përdoren të gjitha kapacitetet shtetërore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë