Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, e cila është pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka bërë parashikimin e saj se çfarë do të ndodhë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor.
Ajo tha në emisionin “Opinion” se Berisha do të bëhet kryetari i ardhshëm i PD-së dhe më pas kryeministër, ndërsa Republikanët do të marrin pushtetinnë vitin 2024 dhe do ia heqin “non gratan” ish-kryeministrit.
Evi Kokalari: “Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit pse nuk jep prova. I janë dërguar tre letra deri tani dhe ai nuk përgjigjet. Ke Grenell që po merret me këtë punë se po përdorin Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet të përdoren.
Mënyra se si vepron departamenti i shtetit është cenimi më i madh i demokracisë amerikaneBerisha bëhet kryetar i PD-së. Në 2024 shanset janë që një republikan të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ja heqin ‘non grata’ Berishës, dhe më pas ai bëhet kryeministër ”.