Monday, June 30, 2025

Rama i jep mbështetje Bashës në PD: Meta një fatkeqësi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama vijon të këtë të njejtin mendim për Presidentin e Republikes Ilir Meta, të cilin e cilëson si nj fatkeqësi për Shqipërinë kuir ëhstë pyetur nëse do të ishte më komod me MEtën si President apo kryetar të LSI-së.

“Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është #ështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë”, tha Rama.

Përsa i përket përplasjes në PD mes Bashës dhe Berishës, Rama u shpreh se kjo parti është kthyer në një zonë të zymtë ku klith e shkuara dhe është vërtetë për të ardhur keq.

“Një fatkeqësi në zhvillim e sipër në Partinë Demokratike që vërtetë të lë një shije të hidhur sepse katandisja e një partie që lindi si forca e re e shpresës dhe të së ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara. Është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe”, u shpreh kryeministri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë