Friday, May 9, 2025

Ndërron jetë aktorja e njohur turke, Semra Dinçer

Aktorja turke, Semra Dinçer ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Aktorja, e njohur më së shumti për shqiptarët me rolin e saj në “Kuzey-Guney” vuante nga kanceri në mushkëri. Lajmin e trishtë e bëri me dije këngëtari Haluk Levent në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Sapo humbëm aktoren tonë Semra Dinçer. Ngushëllime fansave të saj.”, ka shkruar mes të tjerash Levent. Dinçer ka luajtur në 42 filma dhe seriale, më i fundit ishte Nusja nga Stambolli, që është transmetuar dhe në vendin tonë. Dinçer u bë e njohur për publikun shqiptar për interpretimin e saj në serialin Kuzey Güney.

Kush ishte Semra Dinçer?

Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi” – ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë