Saturday, September 13, 2025

Meta: Pandemia një kërcënim për botën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, e organizuar nga Këshilli i Korporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se pandemia sfidoi dhe vuri në provë frymën e solidaritetit midis kombeve, aleancat strategjike, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Postimi i Metës në rrjetin social, Facebook

Kënaqësi të merrja pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë!

Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm, veçanërisht në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë