Kryeministri Edi Rama ndodhet në Glasgow të Skocisë për të marrë pjesë në Samitin e OKB për ndryshimet klimatike, Cop26.
Rama ka publikuar një video, ku shihet se është pritur nga kryeministri i Britanisë Boris Johson, ndërsa pranë tij është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Rama shihet teksa bisedon me Johson dhe më pas futet në ambientet, ku do të zhvillohet edhe konferenca.
“Glasgoë, Skoci – Në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar” shkruan Rama në postimin e tij.