Sunday, June 29, 2025

Durrës, kapen 45 kg heroinë në kabinën e kamionit me krom

45 kilogramë heroinë janë kapur mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Operacioni policor i koduar ‘Portëz’ ndaloi mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit një kamion i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë. Mbrëmjen e djeshme, Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të Arian Çermës, që drejtohej nga shoferi Olgert Duda u vu re se mjeti kishte brenda sasi të lëndës narkotike.

Kamioni i cili ishte i ngarkuar me krom kishte si destinacion shtetin italian. Në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Mësohet se sasia e kokainës ka qenë e destinuar për 3 marrës të ndryshëm dhe për identifikimin e tyre janë përdorur një shirit i zi, një shirit i bardhë dhe një me mbishkrimin banane. 15 pako kishin mbishkrimin banane, 7 me kryq të bardhë dhe 21 me shirit të zi.

Policia bëri të mundur arrestimin e Çermës dhe të Dudës, pasi dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim. Të dy personat e ndaluar janë shprehur se nuk kishin dijeni për sasinë e lëndës narkotike që ndodhej në kamion.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë