Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse është shpallur “non grata” nga administrata e Joe Biden.
Gazetari amerikan, Marc Caputo tha se Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mund të vizitojë Uashingtonin.
“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se mund të vinte në SHBA. ‘Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si të tillë, nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme ose marrëdhënia me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës së Bidenit”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.
I asked State about Berisha’s visa status & was told he could come to the US
“We routinely grant waivers to facilitate designated individuals’ travel to the U.S. consistent with international obligations and our national interests. As such, we won’t let our foreign policy… https://t.co/b0pDezTJuv
— Marc Caputo (@MarcACaputo) May 7, 2025