Tuesday, December 3, 2024

Meta drejt qelisë/ Gjykata e Posaçme e lë në burg, ish-Presidenti dërgohet në Burgun 313

Ish-presidenti Ilir Meta, do të qëndrojë në qeli gjatë hetimeve që Prokuroria Posaçme po vijon të kryejë ndaj tij me dyshimet se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela, vlerësoi të lërë në fuqi masën e “Arrestit në burg” për të, që do të zbatohet në paraburgimin 313, në Kryeqytet.

Në fuqi la edhe masën e detyrimit për tu paraqitur ndaj Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut, teksa zbuti qëndrimin e tij për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixhon, që për arsye shëndetësore, vlerësoi ta lironte po ashtu në detyrim për tu paraqitur.

Vendimi ishte i pritshëm për Monika Kryemadhin, e cila e quajti SPAK një vegël politike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë