Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga homologu hungarez, Viktor Orban.
Shqipëria dhe Hungaria kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 100 vitesh. Vizita dhe takimet e kryeministrit Rama vijnë në një kohë kur Hungaria mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Dy vendet kanë në zbatim disa marrëveshje mes tyre prej vitesh. Traktet e fundit janë firmosur në 2023, me vizitën e Victor Orban në Shqipëri.