Saturday, June 28, 2025

Tronditet Greqia, tre tërmete të njëpasnjëshëm brenda 40 minutash

Tre tërmete të fuqishëm të njëpasnjëshëm kanë tronditur Kretën, në Greqi. Me një diferencë kohore prej 40 minutash ata kanë berë që banorët të dalin në rrugë të frikësuar. Nuk kishte ndodhur më parë në Greqi që tre tërmete të binin brenda 40 minutave.

Sipas Protothema, lëkundja e parë ka ndodhur  në orën 9:55 ku një tërmet prej 3.2 shkallë Rihter , ra 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, në një thellësi prej 5 km.

Tërmeti i dytë goditi në 11:02 dy kilometra në jugperëndim të Arkalochorit në Kretë me një fuqi sizmike prej 4.5 në shkallë Rihter.

Më pas një tërmet tjetër, i tretë prej 3.7 në shkallën Rihter u regjistrua në Heraklion, Kretë, në Arkalochori, në orën 11:44, 34 km në juglindje të Heraklion.

Banorët kanë dalë në rrugë nga frika për të shmangur ndonjë incident.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë