Friday, November 22, 2024

Berisha: Deputetët e narko-mazhorancës qendrojnë në oborr vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament

Deputetët e opozitës vijojnë ende të qendrojnë të bllokuar jashtë parlamentit nga Garda për të mos u futur brenda. Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha para mediave se, deputetë dhe ministra po rrinë jashtë vetëm që opozita të mos futet brenda.

Berisha tha se, parlamenti për të gjithë këta është Edi Rama, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm se ky.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se deputetët e mazhorancës janë të gatshëm të rrinë në oborr vetëm që mos të futen në parlament deputetët e opozitës.

PRONONCIMI I PLOTË

Deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament. Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre ndaj parlamentit.

Për këta parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm.

Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë. Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qendrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament.

Atëherë kjo është situata.

Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka. Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin.

Ku e kam Muhamed Veliun?

Turpërim më të madh që të ka bërë ty ai dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka.

Muhamed e ke parasysh se kur të ngarkojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin.

Pyetje: Z.Berisha, a keni një plan B duke qenë se situata më shumë se prej një ore vazhdon kështu?

Berisha: po si të duket ty plani B, këta rrinë jashtë. Çfarë plani, shiko ti. Këta rrinë jashtë vetëm që opozita të rrijë jashtë.

Kësaj i thonë të futësh në parlament nga vrima e miut. Këtu u katandis narko parlamenti Rama-Linda.

Deputetët futen nga kjo deriçkë, qenka dritare fare, e cila përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i parlamentit të narkoregjimit të Edi Ramës.

Pyetje: Z.Berisha edhe rreth një muaj më parë deputetët e opozitës janë futur nga dritaret në Kryesinë e Kuvendit. A mendoni që është normale?

Berisha: Dritarja nuk është vrima e miut, por është dera e burrit. Ai që hyn nga dritarja është Tarzan. Është dera e Tarzanit. Mos i krahasoni gjërat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë