Thursday, November 21, 2024

Tensione në Kuvendin e Malit të Zi/ Ish kryeministri Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me një deputet

Kuvendi i Malit të Zi u karaktetizua nga tensione dhe përplasje këtë të hënë, teksa ish kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u konfrontua fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç.

Menjëherë pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan Vijesti.

Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin, pas së cilës ka ardhur reagimi i Abazoviçit.

Zirojeviç i kërkoi Abazoviçit të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik.

Përshkallëzimi është parandaluar nga disa deputetë tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë