Izraeli ka konfirmuar se 11 pengje të tjerë janë liruar nga Hamasi.
Të njëmbëdhjetë personat po dërgohen në territorin izraelit me Kryqin e Kuq, shkruan Sky News.
Në mesin e tyre janë nëntë fëmijë dhe dy gra, të cilët janë mbajtur peng në Gaza për 51 ditë.
Ata do të shkëmbehen me 33 palestinezë, gjithashtu gra dhe fëmijë, sipas Hamasit dhe ministrisë së jashtme të Katarit.
Mes Izraelit dhe Hamasit, u ra dakord që armëpushimi të zgjasë edhe dy ditë.
In implementation of the commitments of the fourth day of the humanitarian truce agreement, 33 Palestinian civilians will be released today in exchange for the release of 11 Israeli detainees from Gaza.
— د. ماجد محمد الأنصاري Dr. Majed Al Ansari (@majedalansari) November 27, 2023