Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me tym e flakadanë. Sali Berisha dhe deputetët e Foltores, që e mbështesin atë, kanë kthyer përmbys karriget dhe kanë ndezur flakadanë.
Seanca vijoi për pak minuta, teksa mazhoranca rrëzoi të gjitha projektligjet e propozuara nga opozita.
Deputetët e Foltores kanë bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.
Ndërkaq, disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit. Disa deputetë opozitarë nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja.


