Presidenti rus ka paralajmëruar se konflikti aktual mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme – dhe është e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza dënohen për krimet e njerëzve të tjerë.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha Vladimir Putin në një takim të liderëve fetarë, shkruan Sky News.
Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm “është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” që mund të shtrihen “shumë përtej kufijve” të Izraelit dhe Gazës.