Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se fajtor dhe përgjegjës për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në veri të Kosovës,ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe 3 sulmues serbë, është kryeministri Albin Kurti.
Bërnabiç u shpreh se Kurti do të bëjë gjithçka për të provokuar konflikte, shkruan Euronews Serbia.
“Askush nuk e ktheu mbrapa këtë, askush nga BE-ja apo SHBA-ja. Askush nuk tha asgjë kur Kurti nga Brukseli kërcënoi serbët se do të vuajnë dhe do të paguajnë. Ju thatë se janë terroristë, hyni aty dhe vritini të gjithë, KFOR-i hesht, unë nuk do të shkoj më tutje nëse e bëjmë këtë, për Kurtin të gjithë serbët janë terroristë, a do të thotë se ai mund t’i vrasë të gjithë.
Ai do të bëjë gjithçka për të provokuar konflikte, por dikush e lejon këtë”, tha ajo.