Gushti mund të cilësohet si periudha më e artë për turizmin në vend.
Shifrat konfirmojnë fluksin evizitorëve dhe rezulton se vetëm në një muaj në Shqipëri janë rregjistruar 2 milionë turistë të huaj ose 18% më shumë krahasuar me të njejtën periudhë të një viti me parë.
“Shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.