Forcat ruse kanë penguar një atentat ndaj kreut të Krimesë të mbështetur nga Moska, deklaroi Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB).
Raportet sugjerojnë se FSB ka arrestuar një shtetas rus, i cili ishte punësuar dhe trajnuar nga Ukraina për të vrarë Sergey Aksyonov, i cili ka drejtuar Krimenë në emër të Kremlinit që nga aneksimi i paligjshëm i tij në 2014, shkruan Sky News.
“Në qershor të vitit 2023, një agjent i një shërbimi të huaj inteligjent mbërriti në territorin e Republikës së Krimesë dhe filloi përgatitjet për të kryer një sulm terrorist, të cilin ai planifikoi ta kryente duke hedhur në erë makinën e kreut të republikës”, thuhet në njofitmin e FSB.
Ukraina ende nuk ka komentuar mbi akuzat.