Tuesday, July 1, 2025

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës/ Rama: Presim fjalën e KFOR-it, kush thotë se po heshtim…

Atyre që thonë se Shqipëria po hesht pas rrëmbimit të tre policëve në Veri të Kosvës kryeministri Edi Rama u përgjigjet se nuk duhet ti hedhin benzinë zjarrit me akuza por të presin hetimet e KFOR. Në reagimin e tij të parë për këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare thotë se kush deklaron se ai po hesht, nuk e bën për Kosovën, por për luftë politike.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.

Kryeministri shqiptar kujton se për zgjidhjen e krizë në Veri të Kosovës Shqipëria ndjek vetëm një rrugë, atë të bashkësisë euroatlantike.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë