Friday, November 22, 2024

Borell: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, vendimtar për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin është vendimtar për rrugën evropiane të Prishtinës.

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Borell tha ka diskutuar me Kurtin për propozimin evropian dhe theksoi se do të jetë në Bruskel kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 27 shkurt.

“Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, shkroi Josep Borrell në Twitter pas takimit me Kurtin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë