Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në protestën para Kryeministrisë, me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ata kanë shtrënguar duart, duke konfirmuar aleancën e tyre para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.
Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.
Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë.