Friday, November 22, 2024

Talat Xhaferi hedh poshtë kërkesën e VMRO-DPMNE për mbajtjen e referendumit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi hodhi poshtë nismën e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së për organizimin e një referendumi për anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë.

Përmes një komunikate, Xhaferi, tha se iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën”.

Sipas kreut të Kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

VMRO DPMNE-ja,  më 9 shtator kishte dorëzuar nismën për referendum me arsyetimin se Marrëveshja me Bullgarinë është antikombëtare dhe antishtetërore, pasi rrezikon identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Para nisjes formale të bisedimeve për anëtarësim në bllok, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.

Ndryshimi i Kushtetutës maqedonase bëhet me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë