Friday, May 9, 2025

Vuçiç: Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin e Serbisë për paqe dhe stabilitet

“Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin e sinqertë të Serbisë ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit”.

Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Temë e bisedës telefonike ishte takimi i ardhshëm në Bruksel në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia.

Chollet, si përfaqësues i administratës amerikane, insistoi në nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, të cilat SHBA-të do ta mbështesin.

Vuçiç shtoi se pret që SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë të respektojnë përpjekjet e Serbisë dhe të inkurajojnë Kosovën që t’i qaset dialogut dhe detyrimeve që dalin nga dialogu me seriozitet dhe përgjegjësi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel këtë të mërkurë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë