Friday, July 11, 2025

Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Rruga Qukës-Qafë Plloç po kushton 225 mln euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloç.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se prej 13 vitesh vazhdon ndërtimi  i kësaj rruge, e cila ende nuk ka mbaruar.

Ai theksoi se punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën në vitin 2009 kur ai ishte kryeministër, dhe u akordua një fond prej 73 milionë eurosh nga prokurimi me një tender ndërkombëtar.

Sipas Berishës, deri më tani për këtë rrugë janë shpenzuar 225 milionë euro.

“Është e pandalshme vjedhja që dyshja Rama-Balluku po bën me rrugët e vendit. Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloç ka tejkaluar çdo afat kohor të ndonjë rruge në historinë e këtij vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge, kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për nbdërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, në një aks absurd, ai vendosi të anulojë ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtritë në disa kilometra, pasi financimi ishte i bankave të huaja dhe e garantuar.

Rruga që duhet të mbaronte në vitin 2014, vazhdon edhe sot në vitin 2022, nuk ka shans të përfundojë as këtë vit, por mundet në fund të vitit tjetër. Nga 73 milionë euro që ishte fondi që u prokurua, deri më sot janë shpenzuar për ndërtimin e saj, 225 milionë euro. Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata, është mbi trefishuar çmimi gjeri më sot”, nënvizoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë