Friday, November 22, 2024

Rriten tensionet mes Kinës dhe Tajvanit para vizitës së mundshme të Pelosit

Tajvani po përgatitet për një shfaqje të mundshme të forcës nga Kina pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi prite të mbërrijë në ishull mbrëmjen e së martës.

Vizita e saj, e cila nuk mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, do të ishte e para nga një zyrtar i lartë amerikan në dekada, shkruan BBC.

Kina ka paralajmëruar vazhdimisht kundër vizitës dhe të martën tha se SHBA do të “paguajë çmimin”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha se Kina kishte qenë në komunikim me SHBA-në për ndjeshmërinë e vizitës.

“Pala amerikane do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, tha ajo.

Ditën e sotme, Kina dërgoi avionë luftarakë deri në vijën ndarëse informale midis kontinentit kinez dhe Tajvanit.

Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping zhvilluan për 2 orë një bisedë telefonike, tema kryesore e së cilës ishte Tajvani. Kina është zotuar se do të aneksojë Tajvanin edhe me forcë, nëse e nevojshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë