Saturday, June 28, 2025

‘Agjendë të ngjeshur’, Lavrov nuk i kushton vëmendje kërkesës së Blinken

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do t’i kushtojë vëmendje kërkesës së Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të folur me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken kur “koha ta lejojë”.

Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shkruan CNN.

“Tani ai ka një agjendë të ngjeshur me kontaktet ndërkombëtare: Këshilli Ministror i SCO-së në Tashkent dhe takime dypalëshe,” tha Zakharova.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha më herët se Rusia kishte pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për një telefonatë midis Blinken dhe Lavrov.

Blinken për të diskutojë një “propozim thelbësor” të paraqitur në Moskë disa javë më parë për përpjekjet për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të ndaluar, Paul Whelan dhe Brittney Griner.

Sekretari amerikan planifikon gjithashtu të diskutojë marrëveshjen e nënshkruar së fundmi për të lejuar drithin ukrainas të kalojë tranzit përmes Detit të Zi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë