Saturday, June 28, 2025

Aksion anti-kontrabandë në veri të Kosovës, lëndohen 5 policë

Pesë efektivë të policisë së Kosovës janë lënduar dhe një makinë e Policisë Kufitare është dëmtuar gjatë një aksioni anti-kontrabandë në fshatin Jashanicë të Leposaviçit.

Drejtuesi i kamionit që pdyshohej se po transportonte mallin e kontrabanduar, nuk iu bind urdhrit për kontroll dhe ka përplasur makinën e policisë.

Kjo ka detyruar efektivët që të përdorin edhe armën, teksa janë goditur sërish nga kamioni në tentativën e dytë të tyre për ta ndaluar.

Automjeti i policisë së Kosovës

Ata arritën që ta ndalonin kamionin në fshatin Llazhinë dhe kanë arrestuar drejtuesin e saj, shtetasin A.D.

Gjatë përpjekjes për të ndaluar kamionin, policia e Kosovës është penguar nga dy automjete.

Policia ka arritur të ndalojë një automjet me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me drejtuesin e kamionit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë