Saturday, September 13, 2025

Atentat në Shkodër, ekzekutohet Naim Bajri

Ekzekutohet me armë zjarri Naim Bajri në lagjen “Rus”. Tregtari i peshkut, u qëllua me 10 plumba rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”.

Mësohet se Bajri po pinte kafe me punëtorin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur. Burime bëjnë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Rreth 20 vite më parë, Bajrit i kanë vrarë djalin. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri Indrit Bajrin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë