Friday, November 22, 2024

SHBA shpall ‘non grata’ Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

SHBA ka shpallur si të padëshiruar dy biznesmenët shqiptarë, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. 

Njoftimi është bërë nga Departamenti i Thesarit në Uashington.

Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU e biznesmen dhe Ylli Ndroqi, pronar i një televizioni në Shqipëri, janë në mesin e 7 personave të tjerë nga Ballkani Perëndimor të shpallur non grata nga SHBA dhe cilësohen si kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë